` . Ndërron jetë Nakajima, aktori që i dha jetë Godzilla-s - TV-SHENJA

Ndërron jetë Nakajima, aktori që i dha jetë Godzilla-s

Ka ndërruar jetë aktori japonez Haruo Nakajima, i cili i dha jetë karakterit fantastiko-shkencor “Godzilla”, transmeton AA.

Sipas lajmit të BBC, kompania japoneze filmike Toho, njoftoi se Nakajima i cili i ka dhënë jetë karakterit Godzilla në 12 filmat e kësaj serie, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare nga pneuomonia.

Nakajima i cili karrierën e tij e filloi në filmat samurai dhe të luftës ndër të cilat edhe filmi “7 Samurai” i regjisorit Akira Kurosawa, për herë të fundit ishte pjesë e filmit “Godzilla vs.Gigan” i vitit 1972.

Në filmat e gjeneratës së re të serisë së filmit Godzilla nuk përdoren kostume të llojit të vjetër për shkak se përdoret teknologjia kompjuterike.

Postime të Ngjajshme