` . Ndërron jetë foshnja gjashtëmuajshe e prekur nga fruthi - TV-SHENJA

Ndërron jetë foshnja gjashtëmuajshe e prekur nga fruthi

Një foshnje gjashtëmuajshe ka ndërruar jetë sot në mëngjes, për shkak të epidemisë së fruthit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se foshnja ka pasur komplikime në mushkëri. Ai ka shpjeguar se foshnja ka qenë e pavaksinuar, ndërsa së pari është mjekuar në spitalin në Kozle. “Pas transferimit në Klinikën Infektive mjekët fatkeqësisht nuk kanë arritur të menaxhojnë me komplikimet. Shpresoj që trendi i vaksinimit të vazhdojë, me qëllim që të rritet imuniteti dhe të mos kemi pasoj”,  deklaroi ministri Filipçe. /SHENJA/