` . Ndalohet një shtetas i Serbisë, e kaloi kufirin me veturë të falsifikuar - TV-SHENJA

Ndalohet një shtetas i Serbisë, e kaloi kufirin me veturë të falsifikuar

Policia ka njoftuar se në vendkalimin kufitar të Tabanocit është ndaluar një shtetas i Serbisë për të cilin dyshohet se ka tentuar të kaloj kufirin me veturë të falsifikuar. “Më 17.08.2019 në orën 12:40 në vendkalimin kufitar të Tabanocit, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit për falsifikim të numrit-vin të automjeti të tipit “Passat” me targa të Serbisë, është ndaluar A.M.(47) nga Republika e Serbisë. Personi dhe automjeti është dorëzuar në SPB-Kumanovë për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /SHENJA/