` . Ndahet nga jeta aktori Bujar Lako - TV-SHENJA

Ndahet nga jeta aktori Bujar Lako

Sot është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, aktori i njohur shqiptar Bujar Lako. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, pas një ataku në zemër, raporton AA.

Bujar Lako lindi në Tiranë në vitin 1948, ndërsa karrierën si aktor e ka filluar në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në vitin 1973.

Lako u bë i njohur nëpërmjet disa filmave ku mund të përmendim “Në fillim të verës”, “Gjeneral Gramafoni”, “Udha e Shkronjave”, etj.

Ai ka patur role të ndryshme në dhjetëra filma, ndërsa ka edhe një numër të madh rolesh në teatër.

Bujar Lako mban titullin “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Postime të Ngjajshme