` . NBA/Garë e ashpër për zonën play off në Lindje, Clippers të pafuqishëm parballë Harden - TV-SHENJA

NBA/Garë e ashpër për zonën play off në Lindje, Clippers të pafuqishëm parballë Harden

U luajtën plot 12 ndeshje në NBA e shumë prej tyre u karakterizuan nga lufta e ashpër për të zënë tre vendet e fundit që kanë mbetur ende në lojë për zonën play off në Konferencën e Lindjes.

Philadelphia 76ers, pa Joel Embiid në dispozicion, pësuan humbjen e dytë radhazi në parketin e Atlanta Hawks 130-122 e tashmë duhet të kenë shumë kujdes, sepse rrezikojnë ta humbin vendin e tretë. 7 basketbollistë të Hawks arritën numër dyshifror pikësh, ku spikati me 33 pikë e 12 asiste Trae Young.

Përfitojnë nga humbja e 76-ers si Indiana Pacers, që triumfuan 89-108 ndaj Detroit Pistons falë 21 pikët e Thaddeus Young, ashtu edhe Boston Celtics, që iu imponuan Miami Heat 102-112 të udhëhequr nga Gordon Hayward dhe Kyrie Irving, respektivisht me 25 dhe 23 pikë.

Fitore pa shumë sforco për Orlando Magic, që kaluan 114-100 New York Knicks, në një sfidë ku spikatën malazezi Nikola Vucevic për vendasit me 29 pikë e 13 rikuperime dhe kroati Mario Hezonja për ekipin nga New Yorku po me 29 pikë, por me dy topa më pak poshtë koshit, 7.

Në Perëndim tashmë janë përcaktuar me kohë skuadrat që marrin pjesë në play off, por sigurisht jo renditja përfundimtare. Denver Nuggets fituan me diferencë 115-83 ndaj San Antioni Spurs, takim ku u dallua nga të tjerët Nikola Jokic me 20 pikë e 11 “rebound”, ndërsa në “Staples Center” Los Angeles Clippers u dorëzuan pa kushte 103-135 ndaj Houston Rockets, me James Harden që rezultoi sërish më i miri i takimit me 3 pikë, i ndjekur nga Paul George me 29 pikë. /SS

Rezultatet:

Detroit Pistons-Indiana Pacers 89-108

Orlando Magic-New York Knicks 114-100

Washington Wizards-Chicago Bulls 114-115

Atlanta Hawks-Philadelphia 76ers 130-122

Brooklyn Nets-Toronto Raptors 105-115

Miami Heat-Boston Celtics 102-112

New Orleans Pelicans-Charlotte Hornets 109-115

Dallas Mavericks-Minnesota Timberwolves 108-110

Denver Nuggets-San Antonio Spurs 113-85

Phoenix Suns-Utah Jazz 97-118

Portland Trail Blazers-Memphis Grizzlies 116-89

Los Angeles Clippers-Houston Rockets 103-135