` . NBA, Warriros mposhtin Blazers-in, avancojnë në finale - TV-SHENJA

NBA, Warriros mposhtin Blazers-in, avancojnë në finale

Golden States Warriors kanë avancuar drejt finales së madhe në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) pasi mposhtën Portland Trail Blazers-in në ndeshjen e katërt të finales së Konferencës Perëndimore, raporton AA.

Warriors përfundoi serinë e ndeshjeve përballë Blazers-it me rezultatin e përgjithshëm 4-0, pasi mbrëmë ishin më të mirë me rezultatin 119-117 në kohë shtesë për të avancuar në finalen e tyre të pestë me radhë në NBA.

Stephen Curry dhe Draymond Green shënuan dyshe të trefishtë (triple double) për Warriors. Curry arriti të prodhojë 37 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime, ndërsa Green shënoi 18 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime.

Ndërkaq, Klay Thompson shënoi 17 pikë për ekipin e tij, i cili arriti një tjetër rikthim pas disavantazhit kundër Blazers.

Blazers kishin avantazh prej 11 pikësh dhjetë minuta para përfundimit, por Warriors barazoi rezultatin në 104-104 katër minuta para mbarimit.

Kjo do të jetë finalja e pestë me radhë për Golden States Warriors, i cili për herë të parë luajti në finale në vitin 2015.