` . NBA: Warriors nuk ndalen - TV-SHENJA

NBA: Warriors nuk ndalen

Nënkampioni i NBA, Golden State Warriors, e ka arritur fitoren e njëzet në këtë sezon dhe është lider i Konferencës Perëndimore.
Golden State ka arritur të mposht Utah Jazz me rezultat 106:99. Lojtari më i dalluar në këtë takim ishte Stephen Curry realizoi 26 pikë në një ndeshje ku Jazz kishte vetë një herë avantazh.
Kevin Durant regjistroi “double-double” me 21 pikë dhe 11 kërcime. Te Utah më i miri ishte Rudy Gobert duke regjistruar “double-double” me 20 pikë dhe 17 kërcime.
Pas kësaj humbje, Utah zë pozitën e shtatë me dhjetë humbje dhe 14 fitore ndërsa Warriors ka vetëm tre humbje.
Fitore ka arritur të shënojë edhe Chicago që e mposhti San Antonion me rezultat të ngushtë 95:91, në një ndeshje dramatike deri në fund të ndeshjes.
Rezultatet: Toronto – Minnesota 124:110, Washington – Denver 92:85, Memphis – Portland 88:86, New Orleans – Philadelphia 88:99, Utah – Golden State 99:106, Chicago – San Antonio 95:91.

Postime të Ngjajshme