` . NBA udhëzon lojtarët që të evitojnë përshëndetjet e afërta me tifozët shkaku i koronavirusit - TV-SHENJA

NBA udhëzon lojtarët që të evitojnë përshëndetjet e afërta me tifozët shkaku i koronavirusit

Liga e basketbollit NBA ka udhëzuar lojtarët që të evitojnë përshëndetjet e afërta me tifozët apo me të panjohurit, e po ashtu edhe të mos merren gjësende për të nënshkruar, shkaku i rrezikut nga përhapja e koronavirusit, shkruajnë mediumet amerikane të martën, transmeton Koha.net.Në një udhëzues që i është dërguar skuadrave, janë bërë dhjetë rekomandime për lojtarët me shpresë që të zvogëlohet mundësia e infektimit nga koronavirusit.

Në mesin e tyre, është të mos pranohen stilolapsa, markerë, topa apo fanella nga kërkuesit e autografeve.Po ashtu është thënë të mos bëjnë përshëndetje të afërta me tifozët.