` . NBA, super ylli Kevin Durant rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit - TV-SHENJA

NBA, super ylli Kevin Durant rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit

Super ylli i ekipit amerikan të NBA-së Brooklyn Nets, Kevin Durant është prekur nga koronavirusi i ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ai është testuar pozitiv, por ndjehet mirë dhe nuk ka shfaqur simptoma”, bëri të ditur uebfaqja sportive “The Athletic”.

“Të gjithë bëni kujdes, kujdesuni për veten dhe karantinën. Do ta kapërcejmë këtë”, tha super ylli i Nets.

Klubi i Konferencës Lindore në profilin e tij në Twitter tha se katër lojtarë rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit dhe të gjithë ata janë izoluar dhe kujdesur nga mjekët e Nets-ave.

Javën e kaluar, Utah Jazz nga Konferenca Perëndimore u shqetësua për infeksionin e dy lojtarëve me Covid-19 pasi te qendra franceze Rudy Gobert dhe ylli amerikan Donovan Mitchell dolën pozitiv.

NBA më parë njoftoi se pjesa tjetër e sezonit është pezulluar pasi Gobert rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Komisioneri i NBA-së, Adam Silver në një letër drejtuar tifozëve në të gjithë botën tha se ndërprerja do të zgjasë të paktën 30 ditë.