` . NBA STARTON MË 22 TETOR - TV-SHENJA

NBA STARTON MË 22 TETOR

Liga më e fortë e basketbollit në botë NBA sot ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ri 2019/2020. Sezoni i rregullt do të nisë më 22 tetor dhe do të përfundojë më 15 prill për t’i lënë më pas vendin fazës së plej-ofit. Që në start kampionati do ofrojë super ndeshje, derbin e Los Anxhelosit mes Klipersave dhe Lejkersave. Ndërkohë kampionët në fuqi Toronto, mbrojtjen e titullit do ta nisë ndaj Nju Orleans Pelisans.