` . NBA/ Shkëlqen LeBron James në fitoren e parë të Lakers - TV-SHENJA

NBA/ Shkëlqen LeBron James në fitoren e parë të Lakers

Vjen fitorja e parë e Los Angeles Lakers në këtë sezon të ri të NBA, fill pas disfatës në derbin e Kalifornisë me Clippers. Falë paraqitjes së shkëlqyer të LeBron James, Lakers mposhtën 95-86 Utah Jazz. 32 pikë, 7 rikuperime dhe 10 asiste ishin statistikat e “Mbretit” James, i cili qëndroi mbi parket pak më shumë se gjysmë ore lojë. Anthony Davis e festoi fitoren e tij të parë me fanellën e Lakers, duke realizuar 21 pikë.

Në radhët e Jazz ishin katër lojtarë me shifra të dyfishta, të udhëhequr nga Donovan Mitchell, megjithatë notat ishin më shumë negative se pozitive për skuadrën e Utah.

Edhe në Lindje morën fitoren e parë sezonale Boston Celtis, që iu imponuan 112-106 Toronto Raptors, në një përballje ku skuadrës kanadeze nuk i mjaftoi dyshja Siekam-Lowry me 62 pikë në total. 5 basketbollistë të Celtics, të kryesuar nga Tatum e Brown (25 pikë) arritën numër dyshifror pikësh, duke e bërë të pavlefshme performancën e dy “yjeve” të Raptors.

Rezultatet:

New York Knicks – Brooklyn Nets 109-113

Chicago Bulls – Memphis Grizzlies 110-102

Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 123-116

Minnesota Timberwolves – Charlotte Hornets 121-99

Toronto Raptors – Boston Celtics 106-112

Washington Wizards – Oklahoma City Thunder 97-85

Phoenix Suns – Denver Nuggets 107-108 (OT)

Portland Trail Blazers – Sacramento Kings 122-112

Utah Jazz – Los Angeles Lakers 86-95