` . NBA, Russell Westbrook fitoi çmimin MVP pas një sezoni historik - TV-SHENJA

NBA, Russell Westbrook fitoi çmimin MVP pas një sezoni historik

Basketbollisti i klubit të NBA-së Oklahoma City, Thunder Russell Westbrook ka fituar çmimin e lojtarit më të vlefshëm të sezonit i njohur si MVP (Most Valuable Player), raporton AA.

Me një rekord prej 42 dhjetëshe të trefishtë në sezonin e rregullt, super ylli i Oklahoma City Thunder u bë lojtari i dytë në historinë e NBA-së me një mesatare të triple-double në gjithë sezonin.

Oscar Robertson ishte i pari. Garuesit tjerë për këtë çmim ishin James Harden nga Hoston Rockets, Kawhi Leonard nga San Antonio Spurs, LeBron James nga Cleveland Caviliers si dhe Isaiah Thomas nga Boston Celtics.

Draymond Green nga ekipi i cili fitoi kampionatin Golden State Warriors fitoi çmimin e mbrojtësit më të mirë.

Më pas me një rezultat prej 55 fitorëve trajneti i Houston Rockets Mike D’Antoni u emërua trajner i vitit.

Lojtari i Milwaukee Bucks, Malcolm Brogdon fitoi çmimin e Rishtar i Vitit. Bashkëlojtari i tij Giannis Antetokounmpo u emërua Lojtari më i Përparuar dhe Eric Gordon nga Houston Rockets fitoi çmimin e Lojtarit të Gjashtë (apo Rezervë).

Postime të Ngjajshme