` . NBA, Raptors shënon fitoren e parë në finalen e lindjes - TV-SHENJA

NBA, Raptors shënon fitoren e parë në finalen e lindjes

Toronto Raptors ka arritur të sigurojë fitoren e parë në finalen e Konferencës Lindore të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), pasi në ndeshjen e tretë mposhti Milwaukee Bucks-in me rezultatin 118-112, raporton AA.

Raptors uli në 1-2 disavantazhin përballë Bucks pas ndeshjes së tretë në sallën vendase që u zhvillua mbrëmë.

Basketbollistët më të dalluar tek ekipi vendas ishin Kawhi Leonadrd me 36 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asiste, Pascal Siakam me 25 pikë dhe 11 kërcime si dhe Marc Gasol, i cili shënoi “double double” me 16 pikë, 12 kërcime, shtatë asiste dhe pesë blloqe.

Ndërkaq, si koshashënues më të mirë te Milwaukee Bucks u dalluan George Hill me 24 pikë dhe Malcolm me 20 pikë, të cilët po ashtu shënuan shtatë, respektivisht pesë kërcime. Ndërkaq, Giannis Antetokounmpo, me një saktësi prej 31,3 për qind, prodhoi 12 pikë, 23 kërcime, shtatë asiste dhe katër blloqe.

Ekipi që do të dalë fitues do të përballet në finalen e madhe me fituesin e finales në Konferencën Perëndimore, e cila zhvillohet midis Golden States Warriors dhe Portlant Trail Blazers, ku aktualisht kryeson Warriors me rezultatin e përgjithshëm 3-0.