` . NBA, Leonard mposht ish-skuadrën, fitojnë Heats e Pelicans! - TV-SHENJA

NBA, Leonard mposht ish-skuadrën, fitojnë Heats e Pelicans!

Ishin vetëm 3 sfidat në mbrëmjen e NBA ku spikat padiskutim fitorja e Los Angeles Clippers ndaj San Antonio Spurs. Në Staples Center skuadra kaliforniane regjistroi fitoren e 4-t sezonale në 6 takime dhe njëkohësisht i shkaktoi humbjen e parë formacionit teksan që vinte në këtë sfidë pas 3 suksesesh. Rezultati i sfidës ishte 103-97 në favor të Clippers dhe meritat shkojnë të gjitha për ishin e madh Kaëhi Leonard i cili ishte thjeshtë fantastik në këtë fitore të skuadrës nga Los Angelesi me 38 pikë 12 rebound dhe 1 asist. Te Spurs më i miri mbi parket ishte DeMare DeRozan me 29 pikë, 7 rikuperime dhe 2 asiste. Vazhdon forma e mirë e Miami Heat që mori fitoren e 4-t në 5 takimet e fundit falë suksesit me shifrat 97-106 në shtëpinë e Atlanta Haëks, që nga ana tjetër është në krizë pasi pësoi disfatën e tretë rresht. Në State Farm Arena të Atlantës, skuadra nga Georgia ishte pafuqishme për të ndalur formacionin nga Florida me Miamin që iu fal edhe 28 pikëve të realizuar nga Nunn, ndërkohë që vendasit vuajtën mungesën e yllit të tyre Trade Young për arsye dëmtimi. Pas 4 humbjesh regjistroi fitoren e parë në këtë sezon Neë Orleans Pelicans që mposhti me rezultatin e thellë 122-107 Denver Nuggets. Okafor me 26 pikë dhe Brandon Ingram me 25 pikë ishin dy heronjtë e Pelicans në këtë sfidë.