` . NBA, Lanzo Ball thyen rekordin e Lebron James - TV-SHENJA

NBA, Lanzo Ball thyen rekordin e Lebron James

Lojtari në ekipin e Los Angeles Lakers, Lanzo Ball, ka arritur të shënojë “triple-double” (dyfishor të trefishtë) në ndeshjen e ligës amerikane të basketbollit NBA, kundër Milwaukee Bucks, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë u zhvilluan 11 ndeshje në NBA, ndërsa në sallën “Haris Bredly”, Milwaukee Bucks si nikoqir priti ekipin Los Angeles Lakers.

Në ndeshjen të cilin ekipi nikoqir e fitoi me rezultat 98-90, u shqua i riu Lanzo Ball me 19 pikë, 12 kërcime dhe 13 asiste, ku u bë basketbollisti më i ri në NBA i cili ka shënuar “triple-double”, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Lebron James.

Në radhët e Bucks-ve u shqua Giannis Antetokounmpo me 33 pikë dhe 15 kërcime, si dhe Brogdon me 16 pikë dhe Khris Middleton me 13 pikë. Kjo është disfata e 8-të për Lakers-at dhe e treta me radhë.

Postime të Ngjajshme