` . NBA, Golden State shkatërron San Antonion në finalen e dytë - TV SHENJA

NBA, Golden State shkatërron San Antonion në finalen e dytë

Golden State Warriors trondit San Antonio Spurs në finalen e dytë të perëndimit 136-110 duke hedhur një hap të madh drejt finales së madhe të NBA pasi tashmë kryeson bindshëm 2-0. Nënkamionët në fuqi e mbyllën ndeshjen e zhvilluar në “Oracle Arena” që në përfundim të pjesës së parë me avantazhin e 28 pikëve duke e menaxhuar takimin me qetësi deri në fund për ta çuar serinë e sfidave play off me 10 fitore rresht. Pa Kawhi Leonard, San Antonio tregoi limitet pasi pa lojtarin më spektaklar skuadra teksane ka një fytyrë tjetër dhe kjo u ndie në duelin e dytë me kalifornianët. Në krahun tjetër, mungesa e Iguodalas nuk u ndie aspak në radhët e skuadrës së Kerr që arriti të nxirrte në vitrinë talentet që ka në gjirin e saj.

Curry është rikthyer në nivelet më të larta, ndërsa Pachulia nuk figuronte as në pankinë për shkak të një dëmtimi. Simons ishte njeriu që duhej të zëvendësonte Leonard por pavarësisht tentativave të tij, dyshja Curry-Green e zhvlerësoi totalisht. Pas 18 minutave lojë Golden State regjistroi plot 54 pikë dhe ky ishte momenti kur Spurs u dorëzuan duke menduar për ndeshjen e tretë që do të zhvendoset në “AT & T Center” ku San Antonio shpreson të ketë në dispozicion Leonard dhe gjithashtu të fitojë Aldridge, i cili vazhdon të vuajë momentin e keq psikologjik. 29 janë pikët personale të Steph Curry në këtë duel, i ndjekur ngaMcCaë me 18 dhe Durant me 16. /SS/

 

Postime të Ngjajshme