` . NBA, fitojnë skuadrat udhëtuese, buzëqeshin Raptors e Clippers - TV-SHENJA

NBA, fitojnë skuadrat udhëtuese, buzëqeshin Raptors e Clippers

Ishin vetëm 4 sfidat në mbrëmjen e NBA, por spektakli dhe emocionet nuk munguan as këtë herë. Fati u buzëqeshi skuadrave udhëtuese pasi fituan të gjitha skuadrat që luajtën në transfertë. Kampionët në fuqi të Toronto Raptors triumfuan në San Francisco ndaj Golden State duke risjellë në vëmendje finalen e madhe të edicionit të kaluar. Kanadezët fituan me shifrat 121-113. Powell me 37 pikë dhe Kyle Loëry me 26 pikë ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për Toronton që regjistroi fitoren e 44-t në 62 takime.

Rikthim pozitiv nga dëmtimi i gjatë për Stephen Curry që koleksionoi në total 23 pikë 7 rebound dhe 7 asiste por nuk mundi të evitonte dot disfatën e radhës për Golden State. Një fitore të thjeshtë regjistroi Philadelphia 76ers, që fitoi në transfertën kaliforniane ndaj Sacramento Kings me rezultatin 125-108. Harris me 28 pikë, 14 rebound dhe 3 asiste ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për 76ers.

Një fitore të madhe arriti Los Angeles Clippers që fitoi 120-105 brenda në Toyota Center ndaj Houston Rockets. Rusell Westbrook me 29 pikë 15 rebound dhe 5 asiste ishte në lartësinë e duhur në këtë sifdë, por Rockets u mposhtën nga Clippers që iu falën yllit të tyre Kawhi Leonard autor i 25 pikëve. Një fitore të ngushtë mori Denver Nuggets që kaloi me rezultatin 114-112 Charlotte Hornets në një sfidë ku diferencën e bëri loja në grup e Nuggets ku plot 7 basketbollistë arritën një kuotë pikësh me dy shifra.