` . NBA: Clippers shokojnë Warriorsat, rikthejnë disavantazhin 31 pikësh - TV-SHENJA

NBA: Clippers shokojnë Warriorsat, rikthejnë disavantazhin 31 pikësh

Los Angeles Clippers kanë bërë rikthimin më të madh në historinë e “play off”-it të NBA-së, pasi arritën të rikthejnë një disavantazh prej 31 pikësh kundër Golden State Warriors, të cilët i fituan me rezultatin 135-131, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e së hënës mbrëma që u luajt në Oracle Arena, solli një përballje mes Clippers dhe kampionit në fuqi.

Me 7:30 minuta të luajtura në çerekun e tretë, Warriors kishin një avantazh me 31 pikë, 94-63, dhe dukej sikur po hapërojnë sigurt drejt rezultatit 2:0 në serinë e më të mirit nga shatë ndeshje.

Megjithatë, performanca e shkëlqyer e Lou Williams (36 pikë 11 asistime), ekipi i pamëshirshëm i Los Angelesit bëri një rikthim në çerekun e katërt.

Clippers, bartësi i tetë në Konferencën Lindore, arriti të shënojë 85 pikë në pjesën e dytë.

Rezultati pas dy ndeshjeve është 1:1 ndërsa përballja mes tyre tashmë shpërngulet në Staples Center ku do të luhen dy ndeshjet e radhës.

Sixers mposhtën Nets për barazim 1:1

Philadelphia 76 arriti të shënojë fitore ndaj Brooklyn Nets me shifrat 145-123, duke barazuar në 1:1 rezultatin e përballjes mes tyre në “play off”.

Gjashtë lojtarë të Philadelphia 76 shënuan shifra të dyfishta, ku më i sakti ishte Joel Embiid me 23 pikë dhe 10 kërcime.

Dy ndeshjet e radhës do të luhen në Brooklyn.