` . Naumoski mbetet president i Federatës së Basketbollit - TV SHENJA

Naumoski mbetet president i Federatës së Basketbollit

Pece Naumovski mbetet president i Federatës së basketbollit të Maqedonisë, pasi në Kuvendin e sotëm të jashtëzakonshëm delegatët i besuan këtë post. Edhe pse Kuvendi i sotëm i jashtëzakonshëm për temë kryesore kishte votim besimin ndaj tij, në fund rezultoi se shumica e delegatëve e mbështesin presidentin aktual. Në votimin e fshehtë nga 28 delegatë të pranishëm në Kuvend, 18 votuan pro Naumoskit, ndërsa 10-të ishin kundër, me çka u konfirmua se Federata e basketbollit të Maqedonisë vazhdon me Naumoskin si president. Deri te Kuvendi i jashtëzakonshëm për të diskutuar besimin ndaj presidentit erdhi pasi pjesa më e madhe e klubeve ishin të pakënaqura me punën e tij, për çka edhe u shty starti i sezonit të sivjemë në elitën e basketbollit në vend. Kjo bëri të lëkundet karigja e tij, por që gjithsesi pas votimit ai mbijetoi dhe vazhdon në postin e presidentit. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme