` . Nasri para ndeshjes me ish skuadrën: Nuk kam asgjë veç dashuri për Arsenal - TV-SHENJA

Nasri para ndeshjes me ish skuadrën: Nuk kam asgjë veç dashuri për Arsenal

Samir Nasri do të kthehet të luaj kundër skuadrës së Arsenal, ku u bë i famshëm.
Ish reprezentuesi francez ka thënë se është i lumtur të luaj kundër tyre dhe ka bërë të ditur se ndjenë vetëm dashuri për ta.

“E kam shijuar (kohën tek Arsenal) sepse kisha një trajner që më besonte shumë. Ishte si baba i dytë” ka thënë Nasri para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Kur shikoj, jam i lumtur për tri vitet e mia atje, por edhe i zhgënjyer sepse kishim shumë kualitet. Është turp që nuk fituam asnjë trofe të madh me skuadrën që kishim, por kam kujtime të mira” ka thënë tutje ai.

“Më herët kam thënë disa gjëra për Arsenal, pasi isha i dëshpëruar nga qasja e tifozëve, mirëpo mund të them se nuk kam asgjë përveç dashurisë për Arsenal” ka thënë ndër të tjerash Nasri.

West Ham dhe Arsenal do të përballen sot ( e shtunë) me fillim nga ora 13:30.