` . Nafta e papërpunuar Brent shtrenjtohet në 71.47 dollarë për fuçi – TV-SHENJA

Nafta e papërpunuar Brent shtrenjtohet në 71.47 dollarë për fuçi

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent ka shënuar rritje të çmimit me 2.62 për qind në fillim të javës së re të tregtimit, duke arritur çmimin prej 71.47 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI), të hënën tregtohet me 60.98 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Brent mbylli javën e kaluar me 69.59 dollarë për fuçi, ndërsa WTI 59.63 dollarë.

Javën e kaluar, Administrata e Informacionit për Energjinë (EIA) tha se produktet nga nafta e papërpunuar në SHBA janë rritur me 5.8 milionë fuçi duke mbërritur në 432 milionë fuçi, që është niveli më i lartë që nga qershori i këtij viti.

Të dhënat e EIA-së flasin se prodhimi i naftës amerikane javën e kaluar arriti një rekord prej 11.6 milion fuçi në ditë, nga 11.2 milionë fuçi sa kishte një javë më parë.

Kujtojmë se të premten, nafta e papërpunuar Brent, pa një rënie të çmimit, më të ulëtin në tetë muajt e fundit duke zbritur në 69.15 dollarë për fuçi, si rrjedhojë e rritjes së prodhimit nga SHBA-të, Rusia dhe Arabia Saudite.