` . Nadal përballë Çiliqit në gjysmëfinalen e parë - TV-SHENJA

Nadal përballë Çiliqit në gjysmëfinalen e parë

Numri një i botës së tenisit, Rafael Nadal është kualifikuar në gjysmëfinalen e mastersit të Shangait, pasi mundi tenistin bullgar Grigor Dimitrov me rezultat 2:1. Nadal fitoi setin e parë me 6:4, në të dytin u mposht me “taj brejk” 6:7, ndërsa të tretin e mbylli me shifra 6:3. Spanjolli në gjysmëfinale do të përballet me kroatin Marin Çiliq, i cili fitoi Albert Ramosin me rezultat 2:0 në setet 6:3 dhe 6:4. Ndërkohë biletë për në gjysmëfinale ka siguruar edhe Juan Martin Del Potro, pasi ishte më i mirë se Viktor Troiçki të cilin e mundi me rezultat 2:1 në setet 6:4, 1:6 dhe 4:6.

Postime të Ngjajshme