` . Nadal mposht Medvedev në finalen e US Open - TV-SHENJA

Nadal mposht Medvedev në finalen e US Open

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka triumfuar në US Open , pasi në finalen e madhe mposhti rusin Daniil Medvedev me rezultatin 3:2 në sete,njofton Shenja. Fitorja në grend slemin amerikan ka rezultuar e vështirë për spanjollin, pasi iu deshën 5 sete për të mundur rivalin rus. Edhe pse Nadal fitoi dy setet e para, megjithatë Medvedev nuk hoqi dorë dhe rikuperon disavantazhin, duke fituar dy setet e tjera. Gjithçka u vendos në setin final, ku Nadal fitoi një “gejm” në shërbimet e kundërshtarit duke fituar 6:4 dhe shpërthyer në lot nga gëzimi. Ndryshe për Nadalin ky ishte triumfi i katërt në turneun amerikan.  /SHENJA/