` . Nadal - Medvedev, finalja e US Open - TV-SHENJA

Nadal – Medvedev, finalja e US Open

Rafael Nadal dhe Daniel Medvedev do të përballen me njëri tjetrin në fianelen e sivjetshme të turneut US Open. Nadal në gjysmëfinale triumfoi lehtësisht ndaj italianit Mateo Beretini me rezultat 3:0 në setet 7:6, 6:4 dhe 6:1, ndërkohë Medvedev për të marrë një biletë për në ndeshjen finale, eliminoi nga kjo garë Gligor Dimitrovin me shifra 3:0 në setet 7:6, 6:4 dhe 6:3. Spanjolli në Njujork do të luajë për titullin e katërt, ndërsa për tenistin rus kjo është finalja e parë që siguron në US Open, ndërsa më herët fitoi trofeun në turneun e Sinsinatit. Finalja e madhe në US Open ndërmjet Nadalit dhe Medvedevit do të luhet të dielën në mbrëmje, duke nisur nga ora 22:00 sipas kohës tonë lokale. /SHENJA/