` . Nadal kualifikohet në raundin e tretë të Mastersit të Parisit - TV-SHENJA

Nadal kualifikohet në raundin e tretë të Mastersit të Parisit

Rafael Nadal u kualifikua në ruandin e 3-t të Mastersit të Parisit turne që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin francez dhe që po transmetohet live në Supersport. Numri 1 i Botës i cili e nisi aventurën e tij nga ruandi i dytë eliminoi lehtësisht në 2 sete koreano-jugorin Chung me shifrat 7-5 6-3.

Në raundin tjetër Nadal do të sfidojë uruguianin Pablo Cuevas. Surprizën e ditës në Paris e dhuroi Benneteau i cili eliminoi në set final, bashkëkombasin e tij Jo Ëilfried Tsonga. Avancuan më tej emra të tjerë të rëndësishëm si Juan Martin Del Potro, Fernando Verdasco, Lucas Pouille e John Isner. /InfoSport/

Postime të Ngjajshme