` . Nadal kualifikohet në çerekfinale - TV-SHENJA

Nadal kualifikohet në çerekfinale

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të grand slamit të parë të këtij stinori Australian Open në kategorinë single për meshkuj, duke e mposhtur kundërshtarin francez Gael Monfils me rezultat 3 me 1 në sete, raporton AA.

Në raundin e katërt në kuadër të turneut Australian Open që organizohet në Melburn të Australisë, tenisti numër 4 në botë Nadal u përball me tenistin numër 6 Monfils.

Nadal arriti të shënojë emrin e tij në mesin e garuesve në çerekfinale, duke e mposhtur Monfils 3-1 në sete, 6-3, 6-3, 4-6 dhe 6-4.

Tenisti spanjoll në çerekfinale do të ndeshet me tenistin numër 3 në botë, kanadezin Milos Raonic.

Postime të Ngjajshme