` . Mustafa: Po punojmë maksimalisht për lirimin e Haradinajt - TV SHENJA

Mustafa: Po punojmë maksimalisht për lirimin e Haradinajt

Kryeminsitri i vendit Isa Mustafa ka thënë se institucionet e vendit janë duke punuar maksimalisht që Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i cili është arrestuar nga autoritetet franceze, të kthehet sa më shpejt në Kosovë.
Sipas Mustafës, Qeveria i konsideron të paligjshme dhe të padrejta flet arrestimet e lëshuara nga ana e Serbisë, si në rastin e Ramush Haradinajt për të cilin tha se është bërë për motive politike, njofton Klan Kosova.
”Arrestimi i Ramush Haradinajt është bërë në bazë të një fletë arresti të motivuar mbi baza politike nga ana e Serbisë”.
”Qeveria i konsideron të paligjshme, të padrejta këto flet arrestime”.
”Me të kuptuar lajmin për arrestimin e Ramush Haradinajt të gjitha dikasteret janë angazhuar për të punuar rreth lirimit të tij”.
”Do të kontribuojmë në çdo formë për lirimin e Ramush Haradinajt, që ai të rikthehet në Kosovë dhe të vazhdojë punën e tij”.
”Juridiksioni i Kosovës sot e kësaj dite bashkëpunon edhe me misionin e EULEX dhe me shtetin e Francës”.
”Nuk shohim të arsyeshme që Ramush Haradinaj të mbahet paligjshëm i arrestuar në Francë”.
”Tash e dy vjet kemi bërë përpjekje maksimale që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe jemi duke punuar maksimalisht që të arrihet anëtarsimi”.
”Me anëtarësimin tonë në Interpol kontribojmë që këto fletarreste të largohen sa më shpejt”.
”Shpreh bindjen se institucionet e Francës do të marrin shpejt vendim që Haradinaj të kthehej në Kosovë dhe raste të tilla mos ndodhin më asnjëherë ndaj Republikës së Kosovës”.
”Këto ditë do të punojmë që shteti francez sa më shpejt ta lirojë Haradinajn dhe të kthehet në Kosovë’’, ka përfunduar Kryeministri Mustafa fjalimin e tij për Seancën e Jashtëzakonshme të Haradinajt në Kuvend.

Postime të Ngjajshme