` . Mustafa Batu fiton turneun e pehlivanëve në Studeniçan (VIDEO) - TV-SHENJA

Mustafa Batu fiton turneun e pehlivanëve në Studeniçan (VIDEO)

Turku Mustafa Batu ka fituar turneun tradicional të pehlivanëve të zhvilluar sot në Studeniçan të Shkupit. Mundësi Batu në finale mundi kampionin e vitit të kaluar të këtij turneu, Muhamed Vejselin, me këtë të fundit që u ngushëllua me vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Sulejman Basharit nga Turqia. Në kategorinë e dytë tre vendet e para iu takuan Tolga Tukanit, Xhengis Han dhe Georgadis Gik, ndërsa në kategorinë e tretë triumfuan Beslim Murtezani, Omar Lila dhe Basri Jusufi. Përveç pjesës garuese, ne program të manifestimit tradicional kishte edhe valle dhe kënga folklorike. Kujtojmë që ky ishte turneu i 7-të me radhë që organizohet nga shoqata qytetare për Arsim, kulturë, sport dhe Ekologji AKSI, ku këtë vit bashkëpunëtorë ishin edhe shoqata turke TIKA dhe Ministria e Kulturës në Maqedoni.
“Unë mendojë se organizimi i sotëm ishte i suksesshëm dhe kjo na bën krenari dhe na jep kurrajo që vitet e ardhshme të vazhdojmë ta organizojmë në mënyrë edhe më të mirë. Falë dashamirëve ky manifestim në të ardhmen do të jetë trashëgimi kulturore në Maqedoni dhe do të ketë karakterin ndërkombëtar, duke marrë parasysh institucion ndërkombëtare që sot morën pjesë në Studeniçan”, ka deklaruar për TV Shenja organizatori i turneut, Afet Jashari.
Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme