` . Mposht kundërshtarin për 138 sekonda, Mayweater fiton 9 mln dollarë - TV-SHENJA

Mposht kundërshtarin për 138 sekonda, Mayweater fiton 9 mln dollarë

Boksieri 41-vjeçar Floyd Mayweather ka arritur të mund kampionin japonez të kickbox brenda 138 sekondave duke fituar 9 milionë dollarë. Një shifër rekord e fituar brenda një afati kohor të pabesueshëm dhe kjo ka bërë që të fillojnë polemikat.

Megjithatë nuk ka ndërmend të merret me to aspak boksieri amerikan, i cili si kundërpërgjigje, ka publikuar një pjesë të shumës së fituar në sediljet e makinës së tij Rolls Royce Phantom, dhe të gjitha këtë paratë ishin në jen japonez, si për të konfirmuar që ishin paratë e asaj ndeshjeje. /SS/