` . MPB promovon fushatë për festime pa fishekzjarre (Video) – TV-SHENJA

MPB promovon fushatë për festime pa fishekzjarre (Video)

Policia nisë fushatën sensibilizuese kundër përdorimit të mjeteve piroteknike. Simulimet për pasojat e përdorimit të petardave japin një pasqyrë për ndodhi të shumta ku të rinjtë kanë humbur gishtat, dorën dhe gjymtyrë të tjera nga këto mjete të rrezikshme piroteknike.

Për shkak të numrit të lartë të incidenteve ku protagonistë janë kryesisht fëmijët dhe të rinjtë, Policia ka filluar një fushatë intensive për ngritjen e vetëdijes kundër përdorimit të këtyre mjeteve, sidomos duke marrë parasysh se tani, në prag të festave të fundvitit, shitja dhe përdorimi i tyre shtohet.

RISTO JOVANOVSKI, SEKTORI PËR PREVENTIVË NË SPB SHKUP

“Statistikat tregojnë se këto fushata ndikojnë pozitivisht për uljen e numrit të përdoruesve të mjeteve piroteknike për disa vite me radhë tashmë. Prandaj edhe filluam ti përfshijmë të gjithë shkollat në rajonin e Shkupit. Sot kemi filluar prej komunës së Karposhit,shkollave fillore, dhe kemi plan të vazhdojmë edhe nëpër shkollat e mesme të Shkupit. Urojmë që mesazhi do të arrijë edhe deri tek prindërit të cilët në vend se tu blejnë pushkaliçefëmijëve, do tu blejnë ndonjë lodër, dhe do ti kenë fëmijët më të sigurt”

Fushata ka nisur prej komunës së Karposhit, ndërsa do të vazhdojë edhe në  komunat e tjera të Shkupit, me lojëra interaktive, demonstrime dhe me ligjerata edukative për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike.

STEFAN BOGOEV, KRYETAR I KARPOSHIT

“Fushata për festë të sigurt të vitit 2019 fillon prej Karposhit. Dhjetë shkolla fillore me nxënësit e tyre, kanë bërë vizatime me motive parandalimi, ose kundër petardave. Këto vizatime pastaj do të shpërblehen. Vizatimet e këtyre të rinjëve janë alarm se të gjithë ne duhet të vetëdijësohemi. Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që ti shmangen përdorimit të mjeteve piroteknike dhe ta festojnë vitin e ri me gëzim dhe siguri. Kur jemi tek siguria shfrytëzoj rastin tu kujtoj se prej kësaj fundjave në Karposh do të ketë regjim të ri komunikacioni, gjithnjë me qëllim të lëvizjes sa më të sigurtë të qytetarëve”  

Fushatat e këtilla senzibilizuese tashmë janë bërë traditë e policisë, e cila në bashkëpunim me komunat, tenton të edukojë qytetarët për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike.  MPB përveç edukimit, vazhdimisht është në gjah edhe të shitësve të mjeteve pirotenike të cilët përveç gjobave prej 200 deri në 500 euro, mund të dënohen edhe me burg prej të paktën tre vitesh. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/