` . MPB nuk e ka gati raportin për “shpërfillësin” e Xhaferit – TV SHENJA

MPB nuk e ka gati raportin për “shpërfillësin” e Xhaferit

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka gati raportin nga hetimet e rastit për incidentin në Kuvend me sigurimin e brendshëm të Parlamentit të cilët nuk i zbatuan urdhërat e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për të larguar nga foltorja e Kuvendit, deputetin e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili prishi rendin e seancës plenare.

Në kontakt me MPB-në gjatë fundjavës, për TV SHENJA thanë se Sektori për Kontroll të Brendshëm të Policisë ka filluar ta hetoj rastin me sigurimin e brendshëm të Kuvendit dhe se së shpejti do të ketë raport për këtë. Nga Ministria e Brendshme, sot thonë se pritet që raporti i Sektiorit për Kontroll të Brendshëm të jetë gati së shpejti dhe se në kohë do të informohen mediat për përmbajtjen e tij.

Nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ditë më parë potencuan nenet 90, 91, 92, 93 dhe 94 të Rregullores së Kuvendit, përmes së cilave sqaruan se kryetari i Kuvendit mund të marrë masa vetëm për t’i marrë fjalën deputetit i cili shkel rregulloren e Kuvendit, përdor fjalor jopërkatës, flet jashtë temës së diskutimit, prish rendin e seancës dhe të tjera. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme