` . MPB e Turqisë: Të dhënat flasin se sulmi në Stamboll është kryer nga DAESH-i – TV SHENJA

MPB e Turqisë: Të dhënat flasin se sulmi në Stamboll është kryer nga DAESH-i

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, deklaroi mbrëmë se të dhënat e fundit me të cilat disponjnë shërbimet turke flasin se sulmi terrorist në aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll është kryer nga organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të gjitha të dhënat me të cilat disponojmë flasin se sulmi është kryer nga organizata terroriste DAESH. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar në mënyrë kategorike”, tha Ala.

Ai theksoi se po shqyrtojnë me vëmendje të gjitha ndërlidhjet e mundshme në mënyrë që të përcaktojnë kush mund të ketë qëndruar prapa sulmit.

“Posedojmë disa informacione dhe të dhëna për persona të caktuar. Në këtë drejtim po shqyrtohen me vëmendje të gjitha lidhshmëritë në mënyrë që qartë të përcatojmë kush qëndron pas sulmit. Hetimi gjithpërfshirës është në vijim e sipër”, theksoi ministri i Brendshëm turk.

Rikujtojmë se si pasojë e sulmit në aeroportin e Stambollit, sipas të dhënave të fundit të zyrës së guvernatorit të qytetit jetën e kanë humbur 41 persona ndërsa 130 të tjerë janë plagosur.

Postime të Ngjajshme