` . Mourinho lavdëron djalin e tij – TV-SHENJA

Mourinho lavdëron djalin e tij

Jose Mourinho mendon se i biri i tij do të jetë The Special One i ardhshëm. Trajneri i Manchester United Jose Junior, 18 vjeç, është ulur në stol si pjesë e stafit teknik gjatë fitores së United ndaj Swansea muajin e kaluar në Old Trafford.

Dhe është zbuluar se sezonin e fundit adoleshenti ka impresionuar babanë e tij të famshëm me analizat e tija të disfatave të United.

Mourinho, gjatë një dokumentari portugez, është shprehur: “Po ju them diçka tani që vetëm asistenti im e dinte.

“Në një periudhë të karakterizuara nga rezultate negative, ai vjen me disa analiza për ekipin e babait të tij që nuk po bënte mirë”, transmeton ksp.

“Kishim humbur ndaj Watford dhe Manchester City, besoj, dhe ai erdhi me disa statistika të skuadrës. Ja dërgova asistentëve të mi dhe u thashë se ‘Kujdes, një ditë do t’ua zë vendin ky djalë’.

“Por në fakt unë e krahasoj me veten time në moshën e tij, ku do të mundohesha të ndihmoja babanë tim, padyshim me metoda të ndryshme teknologjike, por analiza nga një 16-vjeçar”.