` . Mourinho këshillon Realin ta harrojë De Gean – TV-SHENJA

Mourinho këshillon Realin ta harrojë De Gean

Jose Mourinho ka këshilluar Real Madridin që të kërkojë një portier tjetër në vend të David de Geas. Jose Mourinho ka një lajm të keq për Real Madridin.

Menaxheri i Manchester United ka këshilluar klubin madrilen që të kërkojë një portier tjetër në vend të David de Geas.

Reprezentuesi spanjoll është objektiv i “Los Blancos”. Por, Mourinho ka bërë me dije se De Gea nuk do të largohet nga Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse do të isha në vend të Real Madridit, do t’i shikoja portierët e tjerë”, u shpreh Mourinho për “La Sexta”.