` . Moura: Mendova se përfundoi gjithçka. Ishte një çmenduri - TV-SHENJA

Moura: Mendova se përfundoi gjithçka. Ishte një çmenduri

Futbollisti i Totenhemit Lukas Moura ka komentuar ndeshjen kundër Mançester Siti për “Sky Sports”.

“Ishte një çmenduri kur goli i Siti-t u anulua. Ishte minuta e fundit dhe unë mendova se ndeshja mbaroi kur topi përfundoi në rrjetë”, ka deklaruar Moura.

Ai më tej shtoi se ekipi i tij zhvilloi një ndeshje të mirë, duke marrë parasysh se luanin kundër një ekipi të vështirë siç është Mançester Siti.