` . MotoGP, Valentino Rossi humbet botërorin - TV-SHENJA

MotoGP, Valentino Rossi humbet botërorin

Endrra për të fituar titullin e 10-të Botëror dhe të 8-tin në Moto Gp, shuhet përfundimisht edhe në këtë sezon për Valentino Rossin. Doktori u dëmtua gjatë seancës stërvitore që po kryente ditën e enjte në Borgo Pace dhe tashmë gjëndet i shtruar në spitalin e Torretes së Anconës. Ai pësoi një dëmtim serioz në fyellin dhe kërcirin e këmbës duke iu nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale, por duket se me trajtim intensiv dhe fizioterapinë e përshtatshme mund të rikuperojë formën e mirë brenda 40 ditësh. ” Kur u zgjova u ndjeva menjëherë më mirë deklaroi Rosi, ndërhyrja shkoi mjaft mirë. Jam i keqardhur për gjithshka ndodhi, por tashmë i vetmi synim është rikuperimi. Do të jap maksimumin tim, ishin fjalët e para të 38-vjecarit.
Edhe skuadra e Yamahas sqaron në faqen zytare se operacioni i kryer rreth orës dy, mëngjesin e së premtes, zgjati rreth një orë dhe shkoi mjaft mirë. Fraktura e pësuar në fyellin dhe kërcirin e këmbës është reduktuar dhe Valentinos i janë vendosur disa hekura që do të ndihmojnë përmirësimin. Cdo gjë ka shkuar mirë pa komplikacione. Pritet që pas dy tre ditesh ai të lërë spitalin për të bërë një periudhë regjimi në shtëpi ku do të vijojë edhe me terapinë. Edhe në muajin Maj Valentino Rosi pësoi një dëmtim në motorkros por kjo nuk e pengoi që fundjavën e ardhshme të garonte në Mugello. Tani me këtë frakturë të pësuar ai evokon dëmtimin e 2010-tës kur gjatë provave të lira në Mugello u rrëzua dhe pësoi po këtë dëmtim. Cka është më e rëndësishmja, asokohe rikuperimi i plotë ndodhi brenda 40 ditëve duke humbur gjithsej 4 gara. Ndërkohë që tashmë hipotezat flasin për një rikthim të tij në mes të muajit tetor kohe në të cilën minimalisht do të humbasë dy gara. /SS/

Postime të Ngjajshme