` . MotoGP, Maverick Vinales fitues në Australi – TV-SHENJA

MotoGP, Maverick Vinales fitues në Australi

Piloti spanjoll i Movistar Yamaha, Maverick Vinales, arriti fitore në garën e 17 të Kampionatit Botëror të MotoGP, në Çmimin e Madh të Australisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara e 17 e sezonit në MotoGP, që është një prej organizimeve më të mëdha të sportit me motorë në botë, u zhvillua në pistën e ishullit Phillip, e gjatë 4,4 kilometra në 27 xhiro. Spanjolli Marc Marquez nga Repsol Honda, javën e kaluar kishte arritur të fitojë kampionatin e pestë të karrierës së tij.

Në garën në të cilën nuk mori pjesë Marquez, spanjolli tjetër Vinalez, arriti fitoren e parë të sezonit, ndërsa të pestë të karrierës.

Pas Vinales, vendin e dytë e mori italiani Andrea Iannone i ekipit Suzuki Ecstar dhe italiani Andrea Dovizioso i Ducati.

Gara e 18-të do të zhvillohet më 4 nëntor në Çmimin e Madh të Malajzisë.

– Klasifikimi i pilotëve

1. Marc Marquez (Spanjë): 296 pikë

2. Andrea Dovizioso (Itali): 210

3. Valentino Rossi (Itali): 195

4. Maverick Vinales (Spanjë): 180

5. Cal Crutchlow (Britania e Madhe): 148