` . Motoçikleta elektrike e së ardhmes, vjen me një teknologji të veçantë (VIDEO) - TV-SHENJA

Motoçikleta elektrike e së ardhmes, vjen me një teknologji të veçantë (VIDEO)

Kompania me emrin Nawa së fundmi ka prezantuar motoçikletën e saj elektrike Racer.

Prototipi Racer nuk karakterizohet vetëm me dizajnin dhe aftësitë e tij, por për një arsye tjetër, për të reklamuar produktin kryesor të kompanisë – ultra-kondensatorët 0.1 kWh.

Këto ultra-kondensatorët janë të vendosur mbi baterinë prej 9 kWh dhe mundësojnë ruajtjen e energjisë së frenimit 80 deri 90 për qind, dhe falë të cilave kjo motoçikletë mund të udhëtojë deri në 300 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë, transmeton Koha.net. Ndërsa, motoçikletat që nuk kanë ultra-kondensatorët, mund të kalojnë deri rreth 180 kilometra me vetëm një mbushje, pavarësisht se kanë të njëjtin kapacitet të baterisë.

Gjithashtu, prototipi Racer nuk është për shitje sepse aktualisht shërben vetëm për promovim të super-kondensatorëve të rinj, të cilët në prodhim masiv pritet të hyjnë në fillim të vitit të ardhshëm.