` . Moto GP, Marquez me triumfin në Australi një hap deri te mbrojtja e titullit - TV-SHENJA

Moto GP, Marquez me triumfin në Australi një hap deri te mbrojtja e titullit

Piloti spanjoll i Hondas, Marc Marquez (24) është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Australisë, me ç’rast ka rritur epërsinë në radhitjen e Kupës Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marquez dy xhiro para përfundimit të sezonit është një hap para mbrojtjes së titullit të vitit të kaluar të kampionit botëror në kategorinë MotoGP.

Ai në Australi fitoi para dyshes së Yamaha, Valentino Rossi dhe Maverick Vinales.

Rivali i tij i vetëm në Kampionatin Botëror, piloti italian i dyti në tabelë Andrea Dovizioso (Ducati), në pistën Phillip Island u radhit i 13-i.

Për kampionin e trefishtë në MotoGP kjo është fitorja e gjashtë në këtë sezon, kurse spanjolli mund të sigurojë titullin e katërt të kampionatit në garën e parafundit të sezonit për Çmimin e Madh të Malajzisë, e cila është në program më 29 tetor.

Postime të Ngjajshme