` . Moto GP, Markez i pari në Çeki, Rosi në vendin e katërt – TV-SHENJA

Moto GP, Markez i pari në Çeki, Rosi në vendin e katërt

Mark Markez fiton Çmimin e Madh të Çekisë. Spanjolli u nis i pari në pistën e Brno-s dhe mbajti nën kontroll të gjithë garën, duke ruajtur kështu vendin e parë deri në fund.

Markez e mbylli garën me kohën 44 minuta e 15 sekonda e 974 të qindat, ndërsa pas tij u renditën Dani Pedrosa dhe Maverik Vinjales. Valentino Rosi dështoi në këtë garë, duke përunduar vetëm i katërti, ndërsa pas tij mbeti Krautçlou.

Kujtojmë që gara e radhës në Kampionatin e Moto GP-së do të zhvillohet me 13 gusht në Austri.