` . Moti sot, mjegull dhe shi - TV-SHENJA

Moti sot, mjegull dhe shi

Moti sot në vend do të jetë me vranësira me mjegull në mëngjes. Pasdite dhe gjatë natës priten reshje të shumta të shiut, sidomos në pjesën perëndimore të vendit.

Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga katër deri në 13 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të shkojnë nga 13 deri në 23 gradë Celsius. Do të jetë me re në Shkup.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë në 10 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës deri në 19 gradë. Të hënën do të ketë një stabilizim kalimtar të motit, ndërsa të martën pasdite dhe në ditët në vijim do të ketë reshje të reja shiu. /SHENJA/