` . Moti i rënduar, anulohet takimi Shkupi – MTK - TV-SHENJA

Moti i rënduar, anulohet takimi Shkupi – MTK

Takimi kontrollues ndërmjet Fc Shkupit dhe ekipit hungarez MTK-Budapest i cili ishte paraparë të zhvillohej gjatë ditë së sotme është anuluar për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta. Në këtë mënyrë ekipi nga Çairi i është rikthyer stërvitjeve në palestër, ku në formacion të plotë do të përgatiten për ndeshjen tjetër kontrolluese e cila është caktur të zhvillohet me 2 shkurt kundër ekipit boshnjak Sarajevo. Kujtojmë që dy ditë më parë moti i keq në Antalia të Turqisë u bë shkak për ndërprerjen e takimit kontrollues në mes Shkëndijës së Tetovës dhe Grasshopersit. /SHENJA/