` . Mot i vranët dhe me shi – TV-SHENJA

Mot i vranët dhe me shi

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga fundi i ditës në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut të cilat në malet dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 13 gradë celsius.

Në Shkup mot i vranët me reshje të dobëta të shiut. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 6 gradë, ndërsa ajo e ditës do arrijë deri në 10 gradë celsius.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe nesër paradite kur do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës.