Mot me diell dhe i ngrohtë edhe nesër, nga e hëna me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot me diell dhe i ngrohtë edhe nesër, nga e hëna me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftoi se edhe nesër do të ketë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, pasdite me paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperaturat minimale nesër do të jenë deri 12 gradë, ndërsa ato maksimale deri 26 gradë.

“Të hënën pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima në shumë vende, ndërsa nga e martja vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe mot dukshëm më i freskët me reshje të përkohshme të shiut të cilat të martën, kur moti do të jetë i vranët, do të jenë më të rrëmbyeshme”, paralajmëroi DPHM.

MARKETING