` . Mos pranoni skenarin: Shqiptari kundër shqiptarëve! – TV-SHENJA

Mos pranoni skenarin: Shqiptari kundër shqiptarëve!

Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar rreth paragjykimeve në raportet politike. Ai shkruan se ata të cilët deri dje e kritikonim regjimin DPMNE-BDI, shumë qarqe shqiptare i quanin shërbëtorë të LSDM-së maqedonase.

Mehmeti shpalos qëndrimin në profilin e tij në Facebook!

“Sot, kur u pa qartë se kush cilën parti maqedonase e ka ndihmuar, sot pra kur themi se edhe LSDM’ja do qeverisë sipas logjikës se, burrështetasi i korruptuar maqedonas e dëmton shtetin, por se cilido shqiptar që i lufton shqiptarët ‘destruktiv’ është i përdorshëm për pushtetin, do dalin ‘trima’ tanë që do na thonë se jemi ‘tradhtarë’ e ‘antikombëtarë’! Andaj keni kujdes, sepse kur jemi në pyetje ne shqiptarët, LSDM’ja gjithmonë e ka përdorur dhe do e përdorë metodën e njohur: nxiti të merren me vetveten dhe ta luftojnë njëri tjetrin! Andaj këshilla ime e vetme është: mos pranoni te merrni pjesë ne ‘filmin’ e LSDM’së me titull – ‘Shiptar protiv shiptari’ (‘Shqiptari kundër shqiptarëve) dhe mos u trembni nga kërcënimet e ‘heronjve’ që duan të na disiplinojnë neve ‘destruktivëve’, sepse as ata nuk e bëjnë këtë nga qejfi, por nga halli! Si dhe injoroni qarqet shqiptare të LSDM’së me orientim ‘qytetarë’, sepse shumë nga ata kanë vetëm një obligim partiak e shtetërorë: ta nxisin konfliktin mes shqiptarëve! Dhe për në fund: mos u merrni as me ata që ju akuzojnë për veprimtari tuajën tinëzare, sepse çdokush i peshon gjërat me kandarin e vet!” /SHENJA/