` . Mos e mbushni më telefonin nga kompjuteri. Ja arsyeja pse nuk duhet ta bëni - TV-SHENJA

Mos e mbushni më telefonin nga kompjuteri. Ja arsyeja pse nuk duhet ta bëni

Një nga metodat që një pjese të madhe prej nesh u duket më e thjeshtë për të karikuar telefonin është laptopi. Por, sipas ekspertëve, kjo është gjëja më e keqe që keni bërë deri tani. Karikimi i telefonit me metodën tradicionale është këshilla më e mirë, sepse përdorimi i laptopit edhe si bateri telefoni mund të sjellë një kosto më të lartë, shpjegojnë ekspertët. Po pse?   Në telefon mund të hyjnë hakera: informacioni që përmban telefoni, duke nisur që nga lista e emrave dhe të gjitha të dhënat e tjera personale, fotot apo edhe adresat e shënuara mund të shkarkohen në kompjuter nga smartphone”, – thotë Eric Tong, manaxher i përgjithshëm dhe themelues i Tech Armor. “Mjafton kaq që një hacker të “të shkatërrojë” telefonin.”  “Duke karikuar iPhone në kompjuter, po kështu mund të dëmtosh edhe baterinë e kompjuterit (nëse laptopi nuk është vënë në prizë), sepse telefoni merr fuqi nga bateria e laptopit”, – shton më tej Tong.  Ka edhe diҫka tjetër për të shtuar: sigurohu që karikuesi i telefonit të ketë simbolin e certifikimit MFI (për iPhone). Nëse nuk është i certifikuar nga MFI, atëherë telefoni nuk do të jetojë shumë gjatë në gjendje normale pune”, – thotë Tong.