` . Monitorimi i qeverisjes në fushën e drejtësisë - TV-SHENJA

Monitorimi i qeverisjes në fushën e drejtësisë

Debati i sotëm i organizuar  nga Instituti për Politikë Evropiane, me temë “Monitorimi i qeverisjes në fushën e drejtësisë”, kishte për qëllim përmirësimin e kornizës ligjore për zgjidhjen e alternativave të kontesteve dhe mundësive të bashkëpunimit ligjor dhe institucional me sistemin gjyqësor.

Eksperti kombëtar, Ilija Manasiev tha se kjo metodë do ju mundësojë qytetarëve zgjidhje të problemeve, në mënyrë shumë më efikase dhe më ekonomike edhe atë me anë të ligjit dhe standardeve botërore, pa pasur nevojë  të hyjnë nëpër procedura gjyqësore.

“Qytetarëve do ju mundësojmë  qasje më të lehtë deri tek drejtësia, sepse gjyqi nuk është zgjidhja e vetme për rregullimin e qeverisjes në RM, ekziston bazë ligjore siç është ligji për ndërmjetësim, që është shumë herë metodë më e lirë, bëhet përmes mënyrës joformale por të besueshme para se gjithash, rregullohen në mënyrë më efikase dhe me procedurë të ndërmjetësimit”, ka deklaruar Ilija Manasiev, ekspert kombëtar.

Manasiev më tej shtoi se, qeverisja e këtyre mediatorëve do të ketë qasje në zgjidhjen e problemeve: në rast të mohimit të së drejtës së qytetarit dhe të drejtës së konsumatorit, në lëndët penale dhe ndërmjetësime familjare, ndërsa periudha kohore për zgjidhjen e tyre është maksimum 7 ditë.

Drejtoresha e Institutit  për Politikë Evropiane, Malinka Ristevska Jordanova tha se tashmë është formuar një grup prej nëntë personash, mediator të licencuar, të cilët do ta udhëheqin procesin e ndërmjetësimit.

“Më e rëndësishmja është se tani kemi një grup mediatorësh që tashmë kanë dëshmuar se mund ta udhëheqin procesin e ndërmjetësimit në Republikën e Maqedonisë dhe presim që së shpejti të formohet  një komisioni ri…më duhet ta them edhe një fakt se ekzistojnë më shumë marrëveshje që rregullohen me këtë ndërmjetësim në nivel rajonal, megjithatë askund nuk janë të regjistruara sepse organizatat ndërkombëtare çdoherë i ikin ndërmjetimit, preferojnë që ti ikin kësaj në vend që ta zgjidhin”, tha Malinka Ristevska Jordanova, IPE.

Ky projekt është financuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim  në kuadër të implementimit të Strategjisë për EJL 2020.

Emine Ismaili /SHENJA/


Monitorimi i qeverisjes në fushën e drejtësisë by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme