` . Monaco e merr Yedderin në vend të Falcaos - TV-SHENJA

Monaco e merr Yedderin në vend të Falcaos

Radamel Falcao pritet të largohet nga Monaco në këtë afat kalimtar, derisa skuadra francez nuk ka humbur kohë dhe e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për sulmuesin Wissam Ben Yedder, i cili ishte pjesë e Sevillas.
Monaco e ka paguar dëmshpërblimin prej 40 milionë euro, ndërsa sulmuesi ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare.

Yedder ka shënuar për Sevillan 70 gola në 138 paraqitje, kurse ishte transferuar në Spanjë nga Toulouse në vitin 2016.