` . Momentet tipike të Trumpit gjatë ceremonisë në samitin Azi-Paqësor (Video/Foto) - TV-SHENJA

Momentet tipike të Trumpit gjatë ceremonisë në samitin Azi-Paqësor (Video/Foto)

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në ceremoninë hapëse të samitit Azi – Paqësor në Filipine, në ndalesën e tij të fundit në turin e tij aziatik. Lidhja e Kombeve të Azisë Juglindore u hap me një foto jo të zakontë të liderëve, ku nuk mund të mungonte presidenti i SHBA-së.

Në foto, liderët duhet të shtrëngonin duart me njëri tjetrin në një mënyrë tradicionale, por Trump qëndroi për disa sekonda i habitur sepse nuk dinte çfarë të bënte.

Më pas, presidenti e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë dhe në një mënyrë qesharake u bë pjesë e shtrëngimit të duarve, ndryshe nga presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili qëndroi me krahë të hapura ndërsa gjithë të tjerët po i kryqëzonin./Tv Klan/

Postime të Ngjajshme