` . Modriq, futbollisti më i mirë në botë, zbuloni të gjitha çmimet e “FIFA The Best 2018” – TV-SHENJA

Modriq, futbollisti më i mirë në botë, zbuloni të gjitha çmimet e “FIFA The Best 2018”

Luka Modriç është shpallur “Lojtari më i mirë i FIFA-s” për vitin 2018, duke mposhtur konkurencën e Kristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah.

Triumfi në Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit dhe arritja në finale me përfaqësuesen ballkanase i kanë mundësuar kroatit trofeun kryesor të ndarjes së çmimeve.

Didier Deshamps fitoi garën për trajnerin më të mirë të vitit me rivalin e tij në Kupën e Botës kroatin Zllatko Daliq dhe bashkëkombasin Zinedin Zidan.

Ndonëse Salah nuk u shpall lojtari më i mirë i vitit 2018-të, megjithatë egjiptiani fitoi çmimin “Pushkash”, pasi goli i tij me Liverpulin në derbin ndaj Evertonit u përzgjodh si më i bukuri.

Tibat Kurtua mori epitetin e portierit më të mirë të vitit duke mposhtur konkurencën e francezit Lloris dhe danezit Shmeishel. Futbollistja më e mirë femër u shpall brazilianja Marta që luan me Orlando Pride, ndërsa trajneri më i mirë i futbollit të femrave u zgjodh tekniku i Lionit Reynald Pedros.

Formacioni më i mirë i vitit nga FIFA kompletohet me David De Gean, Dani Alvesh, Rafael Varane, Serhio Ramos, Marselo, Luka Modriç, Ngolo Kante, Eden Hazard, Lionel Mesi,Kylian Mbappe dhe Kristiano Ronaldo.

Samir Sinani /SHENJA/